Policia e Kosovës në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar në pikën kufitare në Han të Elezit të premten rreth orës 19:30, ka arrestuar të dyshuarin A.M, shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet për marrje me narkotik.
I arrestuari A.M, i cili po kalonte në pikën kufitare në Han të Elezit, është i kërkuar nga Greqia, pasi që dyshohet për marrje me narkotik dhe është i dënuar me rreth 10 vite burg, transmeton Kosovapress.
Sipas burimeve i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për vazhdim të procedurave të më tejme ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Arrestohet shtetasja e Italisë pasi në valixhe iu gjetën substanca narkotike
-
Arrestohen tre të dyshuar për narkotikë, njërit i gjenden mbi 4 kg kokainë
-
Shtetasi i Serbisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet në Han të Elezit