Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama ka qëndruar në vendin ku njësitë e FSK-së janë duke bërë kërkimin e dy policëve të zhdukur.
Ai ka thënë se FSK-ja s’do të ndalë kërkimin deri në gjetjen e policëve. Gjithashtu, ka shtuar se janë në koordinim me autoritetet maqedone, raporton KTV.
"Ne si forcë kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në teren. Na vjen keq për atë që ka ndodhur. Ne nuk do të ndalemi deri t’i gjejmë. Jemi në kontakt me autoritetet maqedonase dhe janë duke kërkuar edhe në territorin maqedonas. Ata e kanë bërë një ekip të kërkim shpëtimit. Nuk shoh ndonjë problem nga pala maqedonase”, ka thënë Rama.
Në kërkim andej kufirit janë edhe Shoqata e Bjeshkatarëve ekologjike e Shkupit.
10:42 Fillojnë kërkimet për policët e zhdukur në Lepenc
Kanë filluar përsëri kërkimet për trupat e dy policëve të zhdukur në Lepenc.
Siç raporton KTV, FSK-ja do ta kryej kërkimin deri në kufi me Maqedoninë, por megjithatë, ende s'kanë marrë leje për të nisur kërkimet në territorin maqedon.
Edhe
Asnjë rezultat nga kërkimet dyditore për gjetjen e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc
Njësia e shpëtim-kërkimit të FSK-së, ka filluar përsëri sot kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena, të cilët ishin në kryerje të detyrës dhe pësuan aksident me veturën e tyre duke rënë në lumë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ai maqedonas, Zoran Zaev, të ndihmojë për gjetjen e tyre.
{gallery}