Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërcënon me vrasje bashkëshortin dhe të birin, arrestohet

Në Gjakovë, dje, rreth 16:00. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi qe i njëjti nën ndikim të alkoolit i ka kanosur bashkëshorten e tij dhe djalin se do t’i vrasë, transmeton Koha.net.

Gjatë kontrollit, njofton raporti policor, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë AK 47 dhe 72 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.