Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërcënoi nënën dhe vëllain, Policia evakuoi banorët e ndërtesës në Prishtinë dhe arrestoi të dyshuarin

e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë nënën dhe vëllain e tij. Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në Prishtinë ku i dyshuari ishte i armatosur dhe armën ia kishte drejtuar zyrtarëve policorë. Për çështje të sigurisë Policia ka evakuuar banorët e ndërtesës derisa më pas i njëjti është arrestuar.

“Gjatë kontrollimit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.