Policia ka njoftuar se sot ka pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Policia ka bërë të ditur se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ekipet e nevojshme dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.
“Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Alarmi për bombë në shkollën në Fushë-Kosovë, i rrejshëm
-
Arrestohet i dyshuari që kanosi policët në Prishtinë, iu gjet pistoletë pranë veturës
-
Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës