Katër persona kanë vdekur në fshatin Drizë të Gramshit në orët e para të mbrëmjes të së premtes, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Sipas njoftimit, katër viktimat u futën për t’u larë në liqen dhe nuk dolën më..
“Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ka gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit në hyrje të liqenit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ngjarja e rëndë në Gramsh, zjarrfikësi: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin në përpjekje për të ndihmuar
-
Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës
-
Gjendet e pajetë në lumin Lumbardh gruaja e zhdukur prej dy ditësh në Deçan
-
Vdiq një person pasi ra në kontakt me rrymën
-
Një 16-vjeçar mbytet në plazhin e Durrësit