Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të plagosur nga të shtënat në Pejë

Nga gjuajtjet me armë të mërkurën pasdite në rrugën “Lekë Dukagjini” të Pejës kanë mbetur katër persona të plagosur.

Siç njofton korrespodenti i Kohës Ditore nga Peja, si pasojë e të shtënave me armë kanë pësuar dy vëllezër B.K. dhe N.K., që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe dy fëmijë kalimtarë, që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetë. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i spitalit në Pejë. Është konfirmuar po ashtu se dy të plagosurit në gjendje më të rëndë janë në rrugë e sipër për në klinikën e QKUK-së për trajtim mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy vëllezërit mësohet se ishin të ulur në një kafeteri kur janë sulmuar me armë. Mësohet se plagosja u bë nga të shtënat me kallash.

Koha.net merr vesh se ka të arrestuar, por kjo nuk është konfirmuar akoma nga policia.