Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në aksident trafiku në Deçan

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Rastavicë të Deçanit, bën të ditur Policia e Kosovës.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.

“Është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore ku si pasojë katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thotë PK.