Hetues rajonalë të Prizrenit kanë arritur që t’ i identifikojnë dhe t’ i arrestojnë katër të dyshuar të moshës së re për të cilët dyshohet se me datën 2 prill, në mesnatë, në mënyrë të organizuar kanë kryer vjedhje të rëndë në një banesë në rrugën “Remzi Ademi”, njofton Policia e Kosovës.
Ata , siç deklaron ankuesi, kanë vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 15 000 euro, transmeton Koha.net .
Arrestimet janë kryer pas tri bastisjeve që u janë bërë objekteve të banimit të të dyshuarve. Pas intervistave, në prani të avokatëve mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.
Hetuesit po punojnë për gjetjen e stolive të arta dhe për raste të tjera që janë kryer nga ky grup.
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e stolive dhe parave në vlerë mbi 21 mijë eurosh
-
Vodhi ari në vlerë 168,000 euro në Prizren, arrestohet
-
Vidhen 20 mijë euro e stoli ari në një shtëpi në Prizren
-
Vidhen para dhe stoli ari në Prizren
-
Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për blerje të arit të vjedhur