Katër persona janë arrestuar për 24 orë në Kosovë për dhunë në familje.
Sipas raportit të Policisë në Gllogoc është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Po ashtu në tjetër viktimë femër ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.
Policia njofton se në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe gruan e tij duke ju shkaktua lëndime trupore.
Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë dërguar në një shtëpi të sigurt. I dyshuari është dërguar për kontrolle psikiatrike por sipas mjekut i njëjti është në gjendje të mire shëndetësore, pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
Edhe në Leposaviq një grua ka raportuar se është ushtruar dhunë në familje nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe është konstatuar se i njëjti kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.