Katër persona janë arrestuar, në Suharekë e Graçanicë për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të Policisë, Në Suharekë janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.
Ndërkaq në Graçanicë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
-
Katër raste të dhunës në familje, të dyshuarit lirohen me procedurë të rregullt
-
Arrestohet një burrë me probleme psikike në Suharekë, dyshohet për dhunë në familje
-
Katër burra e katër gra në Gjakovë janë arrestuar për dhunë në familje
-
Arrestohen katër persona për dhunë në familje