Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona gjatë 24 orëve të fundit pasi dyshohet se kanë kryer veprën sulm seksual dhe ngacmim
Njëri rast ka ndodhur në Podujevë, ku personi dyshohet se ka kryer veprën në fjalë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Rasti tjetër ka ndodhur në Prizren rreth orës 23:00, ku gruaja ka shkuar në Polici me vajzën e mitur, duke thënë se kjo e fundit është ngacmuar seksualisht nga një burrë në shtëpinë e tyre.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Një rast ngacmimi ka ndodhur në Malishevë, ku e mitura ka raportuar se derisa po kthehej nga shkolla, një i panjohur e kishte ngadalësuar veturën duke i thënë që të futej në të.
“Pas hetimeve te zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.
Edhe
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Lipjan e një për ngacmim në Prishtinë
Në anën tjetër, në fshatin Krushë e Madhe është arrestuar një person pasi i ka dërguar mesazhe të afërmve të ish së dashurës.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”.