Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës brenda familjes nëpër komuna të ndryshme.
Në Prishtinë, burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu në kryeqytet ndodhi edhe një rast i njëjtë, ku bashkëshorti rrahu bashkëshorten, duke i shkaktuar kësaj të fundit lëndim trupore. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Obiliq gruaja e kishte lajmëruar rastin në Polici pas dhunës që ushtroi bashkëshorti ndaj saj. Policia nuk e gjeti të dyshuarin në shtëpi, ndërsa viktimës iu ofrua tretman mjekësore. Rasti vazhdon të hetohet.
Në Ferizaj, burri sulmoi fizikisht gruan dhe kishte dashur ta largonte nga shtëpia pasi i njëjti kishte pasur mosmarrëveshje edhe me vëllezërit e viktimës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
-
Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, katër të arrestuar – një në arrati
-
Gruaja rrah bashkëshortin në Prishtinë, viktima merr trajtim mjekësor
-
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje
-
Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë