Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër policë rrihen me tre qytetarë në autostradë, të gjithë në pranga

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë policorë dhe tre qytetarë të cilët janë rrahur mes vete të mërkurën në Mazgit.

IPK-ja ka njoftuar se katër zyrtarët policorë të cilët kishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një kombi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas mosmarrëveshjes, të dyja palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e tyre për 48 orë.