Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet në kufirin në Vermicë i dyshuari për sulm ndaj bashkëshortes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 31 maj të këtij viti kishte intervistuar viktimën me inicialet M.F 33-vjeçare, ngaqë bashkëshorti i saj, me inicialet R.GJ 38-vjeçar, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin mes vete.

Meqë, rasti ishte raportuar në polici, i dyshuari ishte arratisur dhe nuk është paraqitur në polici.

“Policia, nga rajoni i Ferizajt, kishte marr veprimet e duhura policore dhe të njëjtin e ka futur në ‘’Stop listë’’ dhe me datën 08.07.2021, rreth orës 18:50, i dyshuari i cili ishte nën kërkim policor, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë. Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin për dhunë në familje dhe me vendim të Prokurorit, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet në njoftim.