Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet me 32.5 kg marihuanë, një i arrestuar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se ka arrestuar një person, i dyshuar për posedim të narkotikëve, përderisa thotë se ka konfiskuar 32 kilogramë marihuanë.

“Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, njësitet e PK-së, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 qershor 2018, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’, neni 275 , 281”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

PK shton se, “personi i arrestuar lidhur me këtë rast është S. G. i lindur më 1976, shqiptar i Kosovës.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, me ç’rast, në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, ku gjatë kontrollit të tyre tek i dyshuari është gjetur sasi e substancës narkotike e vendosur në dy çanta.

Njësiti i krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë. Vlera e përgjithshme e marihuanës është 32500 gramë apo (32.5 kg).

Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.