Dje është arrestuar një i dyshuar, mashkull K/shqiptar, për një grabitjen që kishte ndodhur në Prishtinë më 3 korrik, në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, të publikuar në raportin e sotshëm, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që kanë të bëjnë në lidhje me rastin, përfshirë edhe katër copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo