Në rrugën B, Prishtinë, dje rreth orës 17:30, njësia policore gjatë një pike kontrolli ka vërejtur tre të dyshuar të cilët ishin duke ikur dhe njëri prej tyre e kishte në dorë një televizor, njofton Policia e Kosovës..
Policia ka reaguar dhe ka arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar të cilit i është kthyer televizori. I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.