Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, pas një angazhimi operativo-hetimor për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje’.
“Rasti i vjedhjes ishte raportuar me datën 9 janar 2018, ku sipas ankuesit gjatë natës nga shtëpia e tij ishte vjedhur një televizor. Ndërsa mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme sot në orët e mesditës në Vushtrri, është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. M. 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, bën me dije Policia e Kosovës.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’
-
Arrestohet një person i kërkuar Vushtrri për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet një person në Vushtrri nën dyshimin për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një xhami të Vushtrrisë
-
Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Vushtrri