Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet hajni i aparatit fotografik në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person, i cili më 31 maj kishte mashtruar një tjetër, duke ia marrë aparatin fotografik në vlerë rreth 1 mijë euro dhe nuk ia ka kthyer.

Pas verifikimit dhe hetimit është konstatuar se i dyshuari ka kryer edhe disa (5) vepra tjera të mashtrimit.

Njësitet policore kanë konfiskuar sende të ndryshme elektronike që dyshohet se janë përfituar nga veprat e cekura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.