Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj të cilëve u është gjetur drogë në afërsi të shkollave “Pjetër Bogdani” dhe “Gjon Serreqi”.
“Njësiti policor gjatë patrullimit afër shkollës ,, Pjetër Bogdani ‘’, ka ndaluar te dyshuarin mashkull K-Shqiptar, gjatë legjitimimit dhe kontrollit tek i njëjti është gjete dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Njësiti policor gjatë planit operativ ,, Stop Drogave në shkolla’’ në hyrje te Shkollës ‘Gjon Sereqi’, ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, gjatë legjitimimit dhe kontrollit tek i njëjti është gjet dhe konfiskuar 0.5 gr substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë.
Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit të dyshuarit janë liruar ndërsa rastet janë në hetime.