Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen në Qafë-Thanë 77 kg drogë, arrestohen dy bullgarë

Policia shqiptare ka goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në Qafë-Thanë, gjatë kontrollit që iu bë një mjeti tip furgon, i cili udhëtonte nga Shqipëria në Maqedoni, u gjetën dhe u sekuestruan 22 pako me peshë 77 kg kanabis sativa.

Pas kësaj policia arrestoi dy bullgarët, Neven Milenov, 39 vjeç, dhe Shaban Daud, 55 vjeç. Përveç tyre u arrestua edhe u bë shpallja në kërkim e një personi me inicialet A.G, 45 vjeç.

Mjeti tip “Volkswagen” brenda të cilit u gjet droga drejtohej nga Neven Milenov.