Dy persona janë zënë në flagrancë duke tentuar të vidhnin të enjten në Prishtinë.
Njëri u arrestua pasi u kap duke ia vjedhur telefonin një gruaje, njoftoi Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është kapur në flagrancë duke i vjedhur celularin viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse një tjetër u arrestua pasi u kap në një market duke vjedhur gjëra ushqimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-recidivist, pasi që i njëjti në market është kapur në flagrancë duke vjedhur gjëra ushqimore në vlerë rreth 70 €. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
-
Arrestohet një person për vjedhje - gjërat e vjedhura i kthehen marketit
-
Arrestohen për vjedhje dy persona në Prishtinë
-
Policia kap në flagrancë dy të dyshuar duke vjedhur pjesë të veturave
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve