Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen në Durrës 137 kg kokainë me vlerë rreth 8 milionë euro

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas sekuestrimit të 137 kg kokainë, me vlerë rreth 8 milionë euro, të fshehur në dy kontejnerët në portin e Durrësit. Kontejnerët kanë kaluar nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa prejardhja e saj është nga Ekuadori.

Të arrestuarit janë shtetasit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë edhe masën e sigurisë, “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se një person i tretë është shpallur në kërkim, i cili mësohet se quhet Gentian Malindi, ndërsa u shpreh se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë. Edhe pse Policia nuk e konfirmoi zyrtarisht, pasi hetimet vazhdojnë, droga me shumë gjasa kishte si destinacion tregun europian.

“Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Autoritetet Ligjzbatuese Greke në koordinim me Zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë finalizoi me sukses operacionin ndërkombëtar “KUITO”.

Policia Shqiptare organizoi dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019.

Edhe Zbulohen 300 kilogramë kokainë në portin e Durrësit Kronikë Zbulohen 300 kilogramë kokainë në portin e Durrësit

Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s.

Këto takime u realizuan në Tiranë dhe në Athinë për shkëmbimin e informacioneve dhe mbarëvajtjen e operacionit që do zhvillohej për goditjen e aktivitetit kriminal të personave që trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri, nëpërmjet rrugës detare.

Në realizimin e këtij operacioni, për dorëzimin e kontrolluar janë zbatuar të gjitha teknikat speciale të hetimit, të miratuara me ligjin nr. 8920., datë 11.07.2002, për Ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ndërkombëtar dhe dy protokolleve shtesë të saj”

Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu

Sipas Policisë, personat e arrestuar, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e drogës nga kontejneri ku ndodhej në sheshin e kontejnerëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurt që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.

Edhe Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit Kronikë Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit

“Të gjitha veprimet e kryera nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrura nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrimin e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale “Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vazhdon punën intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal”, shtoi Veliu.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni morën pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ZQK Interpol Tirana, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës/A2CNN.