Tre persona janë arrestuar dje në pikën kufitare “Kulla” pasi janë kapur me mbi 2 kilogramë marihuanë, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se të arrestuarit janë të komunitetit ashkali.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Ashkali, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit-autobus, në një çantë, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2609 gramë (2 kg. e 609 gramë). Në lidhje me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i tretë mashkull K/Ashkali, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpive të dy të dyshuarve të parë, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 13.55 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Dy shtetasve të Shqipërisë u gjendet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Tre të arrestuar në Fushë Kosovë për posedim të narkotikëve
-
Policia konfiskon 20 kg marihuanë, shoqëron pesë persona
- Sekuestron 3.1 kilogramë marihuanë, arreston tre persona