Dy të rinj me banim në Prishtinë janë kapur nga Policia e Shqipërisë, ndërsa akuzohen për trafikim të narkotikëve.
A.V. 23-vjeçar dhe V.B. 22-vjeçar janë ndaluar nga Policia e Shqipërisë në Pikën Kufitare në Morinë.
hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Mashtrimi". Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip "Audi", me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve"”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Arrestohen në Kukës dy prishtinas, iu konfiskohet kanabisi
-
Kosovari arrestohet në Greqi, sekuestrohen 324kg kanabis
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës, u zu në kufi me lëndë narkotike
-
Kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge kapet në kufi me Shqipërinë