Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen mallra të kontrabanduara në Muqibabë

Në fshatin Muqibabë në Lipovic janë kapur mallra të kontrabanduara.

Sipas njoftimit njësitë policore kanë ndaluar një automjet kombi me ngasës mashkull kosovar i cili dyshohet se ka ardhur nga Serbia dhe në të kishte të ngarkuar mallra komerciale.

Vlera e mallit sipas të dyshuarit është rreth 1000 €.

Me urdhër të prokurorit malli, kombi janë sekuestruar përkohësisht ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm