Me 27 dhjetor 2017, rreth orës 07:00, në Policinë e Prizrenit ishte paraqitur rasti i vjedhjes së disa pajisjeve elektronike nga kafeneja “GALLERY” në rrugën “Brigada 125”.
Pas hapjes së rastit, hetuesit policorë kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar: njëri me mbiemër Berisha dhe tjetri Krasniqi tek të cilët janë gjetur gjësendet e vjedhura si: dy televizorë “Plazma”; një Lap-Top; një shpërndarës rrjeti dhe pajisje zërimi me altoparlantë.

Me lejen e prokurorit të shtetit, të dëmtuarit të këtij rasti i janë kthyer pajisjet ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia po e kërkon një grua në Prizren, dyshohet për vjedhje
-
Sulmohet fizikisht gruaja që tentoi ta ndalonte hajnin që vodhi disa gjësende në një lokal në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se vodhi tavolina
-
Vidhet një laptop në një dyqan në Prizren, arrestohet një 40-vjeçar
-
Vidhen gjëra të ndryshme në një xhami në Prizren