Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kanosin për pronë një grua, familja e saj hakmerret duke ua djegur shtëpinë

Gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, dy meshkuj kanë kanosur një grua me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së saj në Lubizhdë.

Policia në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar me ç’rast ka sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë me dy çanta, dhe disa pajisje për pastrimin e armës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas intervistimit në stacionin policor, të dy janë ndaluar për mbajtje nën masën e arrestit policor.

Pak orë më vonë, një i dyshuar nga familja e kanosur në shenjë hakmarrje ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarve dhe i ka vënë flakën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Edhe në këtë rast i dyshuari është arrestuar si pasojë e zjarr vënies.

Sipas raportit policor, shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor.