Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë, është raportuar për një kanosje mes të miturve.
Në raportin policor thuhet se ankuesi mashkull i cili është i mitur, ka raportuar se një i dyshuar, po ashtu i mitur, e ka kanosur me armë nga vetura e tij.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.