Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kanos prindin se do ta largojë nga shtëpia, arrestohet

Është arrestuar në Prishtinë dje një burrë për dhunë në familje, derisa edhe ka kanosur prindin e tij se do ta largojë nga shtëpia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një fjalosje ka kanosur se do ta largojë nga shtëpia prindin e tij”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.