Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kanos me sëpatë gruan dhe vjehrrin, arrestohet prizrenasi

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren është arrestuar një burrë.

Sipas raportit policor, ai ka kanosur me sëpatë gruan e tij dhe babanë e saj.

Me të marrë informacionin policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast ka konfiskuar sëpatën.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.