Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kamioni godet shtyllën e urës në Korroticë të Epërme dhe del në anën tjetër

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes te Parku Industrial, në Korroticë të Epërme.

Kamioni, sipas videos që ka siguruar KOHA, ka goditur shtyllën e urës dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës.

Policia ende nuk ka dalë me informatë për rastin , porse në vend ka reshje bore dhe në video shihet se rruga është e papastruar.

KOHA ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes për rastin.

Artikuj të ngjashëm