Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, në afërsi të komunës Macerata Campania, Caserta, në rajonin Campania.
Mediat lokale raportojnë se në një fshat mes Curti e Macerata Campania në afërsi të rrugës “Starzolella”, është gjendur i pajetë një 57-vjeçar me origjinë shqiptare i varur në një pemë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima është gjetur nga një fermer i zonës i cili po shkonte te toka e tij, ndërsa është gjendur përpara disa pamjeve mjaft të rënda. Ai telefonoi menjëherë ekipin e shpëtimit, por rezultoi e kotë, raporton KP.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Kufoma është dërguar në spitalin e Casertas, ku do të kryhet autopsia.
Përveç moshës, nuk raportohet më shumë për identitetin e shqiptari, ndërsa sipas informacioneve paraprake shqiptari nuk njihet në zonën ku ka ndërmarrë aktin fatal për jetën.