Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë - që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.
‘’Lidhur me këtë rast që IPK-ja ka qenë duke e hetuar, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio-incizim’’, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet
-
Dy policë të Prizrenit fjalosen gjatë orarit të punës, IPK-ja rekomandon suspendimin e tyre
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet se keqtrajtoi një person gjatë arrestimit