Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar në mbrëmjen e të hënës një zyrtar policor në Prishtinë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
IPK-ja ka njoftuar se informacionet ndaj zyrtarit policor të stacionit Jug në Prishtinë kishin ardhur se ai nuk i përmbahej aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, që e kishte vendosur nën arresht shtëpiak, pasi po dyshohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I dyshuari ishte gjetur dhe gjatë kontrollit kishte lëshuar në tokë një qese me narkotikë të llojit marihuanë.
"Bazuar në këtë informacion IPK kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të verifikonte se a është duke e zbatuar masën e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, mirëpo zyrtarët policorë nuk kishin hasur në të dyshuarin e lartcekur në shtëpinë e tij e as në objektet përcjellëse. Hetuesit e IPK-së më vonë janë njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe gjatë kontrollit i njëjti dyshohet se ka lëshuar në tokë një qese që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Pas këtyre veprimeve, zyrtari policor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet nga IPK-ja. “Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”.
-
Arrestohen 4 të dyshuar për narkotikë, në mesin e tyre edhe një polic
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me lëndë narkotike dhe i goditi me veturë disa policë
-
Arrestohen dy persona për narkotikë, në banesën e njërit u gjetën plot substanca
-
Arrestohet një person, Policia i gjen plot narkotikë e një armë