Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Inskenoi grabitjen e një Iphone X, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar të premten nga Policia në Gjilan për veprën penale “lajmërim apo kallëzim i rremë”.

I arrestuari me datë 18.03.2022, në rolin e ankuesit, kishte njoftuar Policinë se sa ishte duke lëvizur në një rrugë, dy persona të panjohur i kanë grabitur telefonin, Iphone X, në vlerë prej 1 mijë frangash.

“Hetuesit policor rajonal me ta pranuar rastin kanë filluar me veprime intensive hetimore në terren, dhe pas intervistimit të dëshmitarëve dhe ri-intervistimit të ankuesit, janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se ai e kishte inskenuar rastin e grabitjes në tërësi. Telefoni i raportuar si i grabitur është gjetur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Çështja më pas ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm