Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Identifikohet një viktimë e trafikimit me njerëz, tre të arrestuar

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Sektori Qendror i Hetimeve, me datën 4 korrik 2018, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokacion (lokal/sallon masazhi), me ç’rast kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

Z. lindur me 1988 f/sh/k

Xh. lindur me 1997 f/sh/k

H. lindur me 1994 m/sh/k

“Dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë të detyruar dhe shërbime seksuale. Me këtë rast personat e dyshuar të arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ neni 171, ‘bashkëkryerja’ neni 31”, thotë Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

PK shton se si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera të siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm. Viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm