Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me tri rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (janar, mars dhe prill),
Sipas Policisë, Valton Makolli, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore, dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.
Deri tani në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, si viktima të mashtrimit nga i dyshuari, janë paraqitur tre persona (shitës të dyqaneve), të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit ka arrit që t'iu marr nga dyqanet gjësende të ndryshme.
I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.
Policia ka inkuruajuar të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t'i kontribuonte arrestimit të tij, të njoftojnë Policinë e Kosovës.