Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në të mërkurën në fshatin Desivojcë në Kamenicë.
Të dyshuarit për vjedhjen e veglave të punës në një shtëpi në këtë fshat janë identifikuar një ditë pas rastit, të enjten.
Atyre u janë sekuestruar të mjetet e vjedhura dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë identifikuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët me datën e lartcekur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’ rast kishin vjedhur vegla pune të llojeve të ndryshme. Sendet e vjedhura janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vjedhje e rëndë në Kamenicë, i dyshuari thyen kasafortën dhe merr para të gatshme
-
Vidhet një veturë në Kamenicë, pronari i saj identifikoi të dyshuarin
-
Policia kap në Kamenicë gjashtë dele, dy lopë dhe një viç të kontrabanduara
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura