Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë në Suharekë

Një person me iniciale N.N nga Suhareka, mbrëmë ka raportuar në polici se i kanë vjedhur veturën.

Ai thotë se gjatë natës, veturën ia kanë vjedhur në oborrin e tij të shtëpisë disa persona të panjohur. Vetura, bën të ditur policia, ka targa vendore.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore të cilat janë në kërkim të veturës”, thuhet në raport të policisë.