Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ia rrëmbejnë telefonin kur po ecte rrugës

Një femër, shqiptare e Kosovës, ka raportuar në polici rastin e rrëmbimit të telefonit nga një person i panjohur.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje, në 20 e 50, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në kryeqytet, transmeton Koha.net. Sipas viktimës, telefoni i ishte rrëmbyer derisa ajo po ecte rrugës. Atë personi i panjohur ia kishte rrëmbyer nga dora dhe pastaj kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm