Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ia rrahu djalin, babai i revoltuar e sulmon me thikë duke i shkaktuar lëndime të rënda

Perleshje

ilustrim

Dy persona janë arrestuar te kafiteritë në rrugën UÇK në Prishtinë të premten pasi janë përleshur mes vete.

Policia ka thënë se njëri e kishte sulmuar një të mitur fillimisht, e më pas babai i këtij të fundit e kishte sulmuar të parin me thikë.

Të dy janë ndaluar për 48 orë në stacionin policor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin ditor të PK-së.