Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ia mësynë gjellëtores me 100-she fals

Një person ka shkuar për të ngrënë bukë në një gjellëtore në Prizren, e faturën ka provuar që ta paguajë me një kartëmonedhë false. Kartëmonedha ishte në vlerë prej 100 eurosh.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “William Woker”, në Prizren, mbrëmë rreth orës 20:00.

“Viktima mashkull shqiptar pronar i një gjellëtoreje ka raportuar se kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë fals. Kartëmonedha është konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raportin e PK-së.