Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I vihet eksploziv veturës së Elton Debreshit, ish-kandidatit për deputet në Bulqizë

Veturës së Elton Debreshit, që kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, i është vënë lëndë plasëse.

Policia njoftoi se sot rreth orës 01:00 ka shpërthyer lënda plasëse që ishte vendosur në pjesën e pasme të veturës të Debreshit.

Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Debreshi kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit për të përfaqësuar zërin e minatorëve të Bulqizës, mirëpo nuk mori votat e mjaftueshme.