Dy gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që po gjykonin dy lëndët e Rrahim Bajramit, janë larguar nga Gjykata, duke bërë që lëndët e tij të kthehen në pikën zeron.
Fronsina Sylejmani, që po gjykonte lëndën civile për tokën e Rrahim Bajramit, tokë e cila nuk arriti të përkthehet kurrë në emër të tij, pasi u stërshit nga djali i ish-pronarit të parë, do të dekretohet për gjyqtare në Gjykatën e Apelit, raporton KTV.
Derisa, Elmaz Elezi që ishte gjykatës në rastin penal, e që nuk arriti ta mbajë asnjëherë shqyrtimin e dytë, pasi mungonin prokuroret e shtetit, është kthyer të punojë në Gjykatën e Ferizajt.
Këto fakte e kanë shqetësuar avokatin e Rrahim Bajramit, i cili thotë se çështja qëllimshëm po neglizhohet.
Ragip Zeneli, avokat i Rrahim Bajramit, thotë se dyshimet e tij forcohen edhe më shumë për faktin kur Gjykata Themelore nuk mori për bazë kërkesën e tij për ndërrimin e gjyqtares Fronsina Sylejmani.
Këtë kërkesë ai thotë ta ketë bërë pasi dy herë gjyqtarja Sylejmani e kishte refuzuar si të pabazë kërkesën e paditësit për vendosjen e masës së sigurisë për tokën e kontestuar të paditësit Rrahim Bajrami dhe rrjedhimisht 2 herë Gjykata e Apelit kishte prishur vendimin e saj.
E, rasti i gjykimit të dy ish-gjyqtarëve që e shpallën të vdekur Rrahim Bajramin, Meriman Vehapi e Sami Gerdovci, mund të parashkruhet.
Edhe
Prokuroria: Për përfitime pronësore e shpallën të vdekur njeriun e gjallë
Tashmë kanë kaluar 8 vjet që kur është bërë vepra penale dhe bazuar në Kodin Penal ajo edhe mund të parashkruhet.
Kohavisioni ka provuar të marrë një sqarim nga Prokuroria e Shtetit për neglizhencën e shkaktuar nga mungesa e Prokurorëve nëpër seanca nga kjo lëndë, por pa rezultat.
Ndërkaq Gjykata Themelore na ka konfirmuar se Gjyqtari i kësaj çështje Elmaz Zenuni është kthyer në Ferizaj me vendimin e KGJK-së me 27. Prill vendim i cili ka ardhur si rezultat i kërkesës së tij. Lëndë thuhet ti jetë caktuar një gjyqtari.
-
Gjykimi i gjykatësve që e shpallën të vdekur qytetarin e gjallë
-
Shtyhet sërish seanca ndaj ish-avokatit që e shpalli të vdekur një person për t’ia tjetërsuar pronën
-
Dështon seanca ndaj gjykatësve që të gjallin e shpallën të vdekur
-
I gjalli që s’po mund të shohë gjykimin e atyre që e shpallën të vdekur