Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I thyejnë veturën Audi Q7, i vjedhin edhe stoli në vlerë 7 mijë euro

Në Prishtinë, dje një grua ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer veturën e tipit Audi Q7 me tabela vendore.

Me këtë rast, nga brenda i janë vjedhur stoli ari, sipas saj, në vlerë 7000 euro.

Policia përmes raportit të sotëm policor, thotë se me vendim të prokurorit të shtetit, rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.