Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të njëjtit i kishin shkuar njërit në shtëpi për ta pyetur, e siç thuhet në raport, për ta ngacmuar për ish-bashkëshorten e tij të ndjerë.
Njëri i kishte shkuar në shtëpi e me fjalë të ndryshme e kishte ngacmuar për gruan e ndjerë. Po ashtu, edhe i dyshuari i dytë e kishte marrë porosinë nga i pari, për të shkuar te shtëpia e viktimës dhe i ka përcjellë të njëjtën informatë, transmeton Koha.net.
Pas intervistimit, të dyshuarit me urdhër te prokurorit dërgohen në mbajtje 48 orë.