Një person në Prishtinë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur më 11 maj ndërkaq i dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Rahovec është arrestuar një person i cili dyshohet se verbalisht ka ngacmuar një grua e cila ishte me fëmijën e saj. Rasti njoftohet se ka ndodhur të mërkurën. I dyshuari dhe gruaja që është ngacmuar janë përleshur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .