Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I rrahin rëndë dy persona, të dyshuarit arrestohen

Rrahje

Foto-Ilustrim

Dy persona janë arrestuar për lëndim të rëndë trupor të dy të tjerëve në fshatin Bibaj të Ferizajt të premten.

Një nga të lënduarit është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve më të rënda.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga dy persona. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi kishte lëndime të rënda. Policia ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se ata kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.

Artikuj të ngjashëm